Banesë me 2 dhoma gjumi në shitje në lagjen Lakrishtë–Dukagjini Residence

188,000 € Per Shitje Prishtina-Lakrishtë-

Banesa gjendet në lagjen Lakrishtë, pjesë e kompleksit afaristo banesor “Dukagjini Residence”, i ndërtuar me kujdes nga kompania e ndërtimit Dukagjini. Objekti është i gatshëm për banim, ofron një kombinim të shkëlqyer të dizajnit të sofistikuar dhe përdorimit të hapësirave në maksimum. Sipërfaqja e kësaj banese është 92.75m2 në flete poseduese, duke i dhënë kështu kësaj prone një ndjenjë të hapur dhe të rehatshme, e cila përfiton nga ndriçimi natyral dhe pamja e bukur që mund të shijohet nga dritaret e saj dhe poashtu posedon ngrohje qëndrore me termokos. Banesa ka nje investim ekstra nga standardi i ndertusit, si parketi, tavani i lëshuar me knauf dhe ndriqim, qeramik dhe sanitari etj. Kjo banesë me çdo element të kujdesur me përpikmëri, ofron një mundësi të shkëlqyer për të jetuar në një mjedis tërheqës dhe të përshtatshëm. *Banesa shitet e mobiluar, gjithashtu ka fletë poseduese, që mundëson bërjen e përkthimit menjëherë dhe mund të përdoret si hipotekë në rast të nevojës për financim bankar. Banesa ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë | 2 Dhoma gjumi | 1 Banjo | 1 WC | 1 Ballkon | 1 Depo | 1 Garazhë (e përfshirë në çmim) | 1 Depo (e përfshirë në çmim)

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Apartment Used T3760

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
93 0 2 1

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Termokos
  • Paisje ekstra: Kamera,Alarm zjarri,Ashensor,Interfon,Smart home,Air condition
  • Orientimi: Lindje,Veri
  • Garazh: 1

Vendodhja e prones