Banese me 3 dhoma gjumi në shitje në lagjen Lakrishtë – Prishtina City Centre

481,000 € Per Shitje Prishtina-Pejton-

Banesa gjendet në lagjen Lakrishtë, në kompleksin afaristo banesor Prishtina City Centre, kompleks ky i cili është i vendosur në zemër të Prishtinës, duke qenë i aksesueshëm drejt të gjitha pikave thelbësore të qytetit pa shumë përpjekje, dhe me qendrën e saj tregtare brenda, Prishtina City Centre ka krijuar një hapësirë për të jetuar, punuar dhe shijuar qytetin në të njëjtën kohë. Prishtina City Centre është kompleks me më shumë se 370 banesa, i ndarë në dy kulla, ku kulla East Tower është e ndarë në 3 bërthama (3 hyrje) me qasje të përbashkët në katin përdhesë ndërsa kulla West Tower është e ndarë në 2 bërthama (2 hyrje) me qasje të përbashkët në katin përdhesë. Në kompleksin Prishtina City Center kati nga -7 deri ne katin -1 do të jenë hapësira parkimi (garazhë), katet nga 0 deri ne katin 4 qendër tregtare, kati i 5 afariziëm dhe administratë, ndërsa nga kati 6 deri në katet 31 tek kulla East Tower dhe deri në katet 28 tek kulla West Tower do të shfrytëzohen për kate banimi. Banesa ka sipërfaqe 192.4m2, ka një pamje të hapur si nga dhomat e gjumit ashtu edhe nga ballkoni, si dhe ndriqim të lartë me orientimi në Jug-Lindje. Banesa ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari |3 Dhoma gjumi (1 Master bedroom) | 2 Ballkona | 2 Banjo (njëra në Master bedroom) | 1 WC

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Apartment Used T3903

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
192 192 3 2

Karakteristika

  • Orientimi: Lindje,Jug

Vendodhja e prones