Duplex banesë me 3 dhoma gjumi në shitje në lagjen Lakrishtë

192,000 € Per Shitje Prishtina-Lakrishtë-

Duplex banesa gjendet në lagjen Lakrishtë, në kompleksin banesor të ndërtuar nga kompania "Tregtia". Kompleksi ndodhet në afërsi të rrugës "Tirana" duke e bërë vendndodhjen e tij të përshtatshme për ata që kanë nevojë për qasje të lehtë në Qendër dhe në shërbime të tjera të nevojshme. Ndërtesa është e pajisur me një sistem monitorimi kamerash 24/7, duke ofruar një nivel të lartë të sigurisë për banorët. Kjo siguron që banorët të kenë qetësi dhe të ndjehen të sigurt në ambientet e tyre të banimit. Banesa ka ngrohjeje qendrore me Termokos, sistem ky i cili siguron një mjedis të ngrohtë dhe të rehatshëm për banorët gjatë stinëve të ftohta. Me një sipërfaqe prej 128m2, banesa ofron hapësira të mjaftueshme për të jetuar. Një avantazh shtesë i kësaj prone është orientimi i saj Lindje, i cili siguron ndriçim të mjaftueshëm gjatë ditës. Banesa është tërësisht e renovuar, ka mobilim cilësor dhe ofton nje pamje të bukur të qytetit. Banesa ka këtë renditje: - Kati I-rë: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 2 Ballkona | 1 Toalet | 1 Utiliti - Kati II-të: | 3 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom) | 2 Banjo | 1 Garazhë (e përfshirë në çmim)

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Apartment Used T3895

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
128 128 3 1

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Termokos
  • Paisje ekstra: Kamera,Ashensor,Interfon,Air condition
  • Orientimi: Lindje
  • Garazh: 1

Vendodhja e prones