Banese me 2 dhoma gjumi në shitje në lagjen Lakrishtë – Prishtina City Centre

329,500 € Per Shitje Prishtina-Pejton-

Banesa gjendet në lagjen Lakrishtë, në kompleksin afaristo banesor Prishtina City Centre, kompleks ky i cili është i vendosur në zemër të Prishtinës, duke qenë i aksesueshëm drejt të gjitha pikave thelbësore të qytetit pa shumë përpjekje, dhe me qendrën e saj tregtare brenda, Prishtina City Centre ka krijuar një hapësirë për të jetuar, punuar dhe shijuar qytetin në të njëjtën kohë. Prishtina City Centre është kompleks me më shumë se 370 banesa, i ndarë në dy kulla, ku kulla East Tower është e ndarë në 3 bërthama (3 hyrje) me qasje të përbashkët në katin përdhesë ndërsa kulla West Tower është e ndarë në 2 bërthama (2 hyrje) me qasje të përbashkët në katin përdhesë. Në kompleksin Prishtina City Center kati nga -7 deri ne katin -1 do të jenë hapësira parkimi (garazhë), katet nga 0 deri ne katin 4 qendër tregtare, kati i 5 afariziëm dhe administratë, ndërsa nga kati 6 deri në katet 31 tek kulla East Tower dhe deri në katet 28 tek kulla West Tower do të shfrytëzohen për kate banimi. Disa si investimet në pompë termike, 3 ashensorë për cdo hyrje, keramikë, sanitari, dysheme të kualitetit të lartë si dhe lartësia e kateve në 3m2 bruto e bëjnë të veçantë këtë projekt. Banesa ka sipërfaqe 156.9m2, ka një pamje të hapur si nga dhomat e gjumit ashtu edhe nga ballkoni, për shkakt të katit të lartë si dhe orientimit në Perëndim. Banesa ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari |2 Dhoma gjumi (1 Master bedroom) | 1 Ballkon | 2 Banjo (1 Master bedroom) | 1 WC

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Apartment Used T2890

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
160 0 2 2

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Pompë termike
  • Paisje ekstra: Kamera,Alarm zjarri,Ashensor,Interfon,Smart home,Air condition
  • Orientimi: Perëndim

Vendodhja e prones