Shtëpia gjendet në lagjen Sofalia, në një lokacion shumë atraktiv për shkak të afërsisë me rrugën kryesore dhe Parkun e Gërmisë. Pozicioni i saj është ideal, duke qenë se rruga ku ndodhet ka vetëm 8 shtëpi dhe është një rrugë private, jo kalimtare. Shtepia ka një sipërfaqe totale prej 450m² dhe është e vendosur në një parcelë prej 5 ari. Ka gjithsej 5 dhoma gjumi, nga të cilat 4 janë master bedroom me garderobë dhe banjo personale. Shtepia ka ngrohje qendrore me rrymë dhe pelet, oborri është i rrethuar nga gjelbërimi dhe poashtu ofron pamje të bukur në drejtim të parkut të Gërmisë.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Podrumi:
| 1 Dhomë fitnessi
| 1 Utility
| 1 Depo
| 1 Dhomë për ngrohje qëndrore
- Përdhesa:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryrezari
| 1 Banjo
| 1 Dhomë gjumi ( Master bedroom)
- Kati i I-rë:
| 4 Dhoma gjumi ( 3 master bedroom)
| 3 Banjo (në 3 master bedroom)
| 1 Terasë
- Kati i II-të:
| 1 Terasë