Shtëpi me 4 dhoma gjumi me qira në lagjen Sofalia

2,200 € / Muaj Per Qira Prishtina-Sofali-Faruk Begolli

Shtëpia gjendet në lagjen Sofalia 250m larg pishinës së Gërmisë, në një lokacion të pershtatshëm dhe te qetë per banim. Ajo ofron një qasje shumë të lehtë në rrugën kryesore, duke e bërë të lehtë lëvizjen drejt qytetit dhe pikave të tjera kyçe. Shtëpia ndodhet në një truall prej 4 ari, duke ju ofruar hapësirë të mjaftueshme për të jetuar. Sipërfaqja banimi prej 270m2 ofron hapësira të gjerë dhe komode për ju dhe familjen tuaj. Kjo shtëpi është ndërtuar me një izolim shumë të mirë, që siguron një klimë të rehatshme dhe redukton humbjen e energjisë elektrike. Oborri i shtëpisë është i rregulluar dhe i mirëmbajtur, duke ju ofruar një hapësirë të jashtme të këndshme për të relaksuar dhe për të organizuar aktivitete të ndryshme. Shtëpia është e pajisur me dritare të cilësisë së lartë, ,ngrohja e shtëpisë është e siguruar me ngrohje me rrymë dhe pelet, duke garantuar komoditetin dhe ngrohtësinë gjatë sezonit të ftohtë. Shtëpia ka këtë renditje: - Përdhesa | 1 Dhomë pune | 1 Dhomë gjumi |1 Ballkon| 1 Banjo | 1 Depo | - Kati i I-rë | 3 Dhoma gjumi | 4 Ballkon | 1 Banjo | 1 Toalet

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available House Used T3338

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
270 0 4 2

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Rrymë,Pelet
  • Garazh: 1

Vendodhja e prones