Shtëpia gjendet në lagjen Sofalia, në një lokacion shumë të mirë dhe të qetë, e rrethuar nga natyra dhe gjelbërimi. Pranë saj gjenden parku i Taukbashqes dhe parku i Gërmisë, që ofrojnë mundësi ideale për relaks dhe aktivitete në natyrë. Shtëpia ndodhet përgjatë rrugës kryesore të Sofalisë, duke e bërë lehtësisht të qasshme. Me një sipërfaqe prej 170m2 të shtrirë në dy kate, kjo pronë ofron gjithashtu 2 vendparkime dhe ndodhet në një parcelë prej 8.8 ari. Shtëpia ka orientim lindje - jug - perëndim, duke përfituar dritë natyrale gjatë gjithë ditës, si dhe posedon ngrohje qendrore me kalda elektrike.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Kati Perdhesë
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Banjo
| 1 Depo
| 1 Dhomë teknike
- Kati i I-rë
| 3 Dhoma gjumi
| 1 Banjo
| 1 Ballkon
| 1 Lavanderi