Banesë me 66.8m2 në shitje në lagjen Ulpiana

138,000 € Per Shitje Prishtina-Ulpianë-

Banesa gjendet në lagjen Ulpiana, mrapa AAK-së në një lokacion shumë të përshtatshëm dhe të kërkuar për banim. Ajo ka afër të gjitha shërbimet e nevojshme për jetesë të përditshme, si kopsht për fëmijë, ambulantë, trafik urban, markete dhe institucione të ndryshme. Banesa ka sipërfaqe prej 66.8m² në fletës poseduese dhe është e gatshme për banim. Ka ngrohje qendrore me Termokos, duke ofruar komoditet gjatë sezonit të dimrit. Orientimi nga perëndimi e bën banesën të ndriçuar mirë, të ngrohtë dhe me energji pozitive gjatë pjesës më të madhe të ditës. Një përparësi e veçantë e kësaj prone është prania e ashensorit, element që mungon në shumicën e ndërtimeve të vjetra në Ulpianë, duke e bërë banesën më praktike dhe funksionale për të gjitha moshat. *Banesa ka fletë poseduese e cila mund të përdoret si hipotekë për kredimarrje.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Banjo
| 1 Ballkon
| 1 Depo

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Apartment Used T5108

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
67 0 1 1

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Termokos
  • Paisje ekstra: Ashensor,Interfon
  • Orientimi: Perëndim

Vendodhja e prones