Banesa gjendet në lagjen Ulpiana, në një lokacion shumë të përshtatshëm që ofron mundësi të shkëlqyera si për banim, ashtu edhe për zyre apo ndonjë veprimtari tjetër pasi që gjendet në rrugë kryesore. Ajo ka një sipërfaqe të regjistruar prej 61m2 në fletë poseduese, ndërsa në realitet ofron 81m2 neto, duke siguruar hapësirë të mjaftueshme dhe funksionale. Në pronësi të banesës përfshihet edhe një bodrum prej 12m2, i cili mund të shfrytëzohet për depo apo nevoja të tjera. Banesa ka pranë të gjitha shërbimet e nevojshme, duke e bërë të përshtatshme si për jetesë të rehatshme ashtu edhe për zhvillimin e një aktiviteti afarist. Ngrohja qendrore është me Termokos, ndërsa orientimi lindje-perëndim siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, duke krijuar një ambient të këndshëm dhe të ndritshëm. *Banesa është e pajisur me fletë poseduse.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhome ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Banjo
| 2 Ballkona
| 1 Bodrum