Shtëpia gjendet në lagjen Sofalisa, në një lokacion shumë të mirë dhe të qetë, e rrethuar nga natyra dhe gjelbërimi. Pranë saj gjenden parku i Taukbashqes dhe parku i Gërmisë, që ofrojnë mundësi ideale për relaks dhe aktivitete në natyrë. Shtëpia ndodhet përgjatë rrugës kryesore të Sofalisë, duke e bërë lehtësisht të qasshme.Me një sipërfaqe prej 273 m² të shtrirë në tri kate, kjo pronë ofron gjithashtu 2 vendparkime dhe ndodhet në një parcelë prej 2.70 ari. Shtëpia ka orientim nga jugu në perëndim, duke përfituar dritë natyrale gjatë gjithë ditës. Arkitektura përfaqëson një stil të veçantë që kombinon elemente moderne me ato antike, duke i dhënë një karakter unik dhe të rafinuar ambientit. Shtëpia përfshin dy oxhaqe funksionale dhe çdo dhomë gjumi ka dalje në ballkonin e vet privat. Oborri i rrethuar ofron privatësi të plotë dhe është ideal për momente relaksi apo për aktivitete familjare. Ngrohja është qendrore dhe funksionon me energji elektrike dhe pelet.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Përdhesa:
| 1 Dhome ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Terasë
| 1 Tualet
| 1 Depo
- Kati i 1-rë:
| 3 Dhoma gjumi
| 3 Ballkona
| 1 Banjo
- Kati i 2-të:
| 1 Dhome ndenje
| 1 Dhome gjumi