Shtepi me 5 dhoma gjumi me qira në lagjen Sofalia

4,000 € / Muaj Per Qira Prishtina-Sofali-

Kjo shtëpi e jashtëzakonshme, e cila gjendet në rrugën kryesore "Shpëtim Robaj", me një pozicion vetëm 150 metra larg parkut të Germisë, me një mjedis të qetë dhe ajër të pastër duke ofruar një ambient të veçantë për të jetuar. Me një sipërfaqe totale prej 600m2 banim, shtëpia përfshin gjithashtu një podrum prej 400m2 dhe një terasë të madhe prej 400m2, duke krijuar hapësira të mjaftueshme për shfrytëzim të ndryshëm. Trualli gjithsej 8.5 ari shtrihet përgjatë shtëpisë, duke e bërë atë një pronë e gjerë dhe oborr të mjaftueshëm. Ndërtimi i kujdesshëm dhe renditja e brendshme e shtëpisë e bëjnë atë tërheqëse dhe praktike, duke ofruar shumë mundësi për personalizim sipas dëshirave dhe nevojave. Atmosfera e qetë dhe rrethimi nga natyra e bën këtë pronë të shquar dhe të përshtatshme për një jetë të qetë dhe të këndshme. Shtëpia është e pajisur me sisteme moderne për ngrohje, duke përfshirë ngrohje qendrore me rrymë, ngrohje me naftë, pelet dhe energji solare. Orientimi i shtëpisë nga lindja në perëndim siguron dritë natyrale gjatë gjithë ditës.Oborri i rrethuar me pisha të gjata dhe gjelbërime me mbi 120 lloje të luleve sjell një atmosferë të bukur dhe tërheqëse. Ky vend është jo vetëm një shtëpi, por një oaz e qetësisë dhe bukurisë, duke e bërë atë një zgjedhje të shkëlqyer për një përjetim të jashtëzakonshëm të banimit. Shtëpia ka këtë renditje: Përdhesa – | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë | 1 Dhomë gjumi | 1 Banjo | 1 Depo | 2 Garazha|; Kati i I-rë – | 4 dhoma gjumi | 4 Banjo | 1 Ballkon | 1 Biblotekë; | Kati i II-të : | 1 Terasë |

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available House Used T3816

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
1400 600 5 5

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Rrymë,Pelet,Naftë
  • Paisje ekstra: Kamera,Alarm zjarri,Interfon,Air condition,Rezervuar uji,Kamin,Gjenerator
  • Orientimi: Lindje,Perëndim
  • Garazh: 2

Vendodhja e prones