Kjo hapësirë zyre gjendet në kompleksin “Ramiz Sadiku”, në rrugën “Ukshin Hoti” (ish Kosta Novakoviq), në një zonë shumë të frekuentuar dhe të preferuar për zhvillimin e bizneseve, pranë zyrave qendrore të NLB Bank dhe BPB Bank. Zyra jepet me qira e pajisur me inventar, ashtu siç paraqitet në fotografi, dhe është tërësisht e gatshme për fillimin e menjëhershëm të punës. Kompleksi ofron ambiente moderne dhe funksionale për biznese, duke përfshirë dy ashensorë të mirëmbajtur, kamera sigurie, shkallë emergjente, si dhe recepsion për pritjen e klientëve dhe vizitorëve. Ngrohja sigurohet përmes sistemit qëndror Termokos, i cili mbulon të gjitha hapësirat, ndërsa klimatizimi qëndror është gjithashtu i disponueshëm për të garantuar një ambient të rehatshëm gjatë sezonit të verës.
Zyra ka këtë renditje:
| 4 Dhoma të punës
| 2 Salla te konferencave
| 1 Kuzhinë
| 4 Banjo