Zyra gjendet në kompleksin “Ramiz Sadiku”, në rrugën “Ukshin Hoti” (ish Kosta Novakoviq), në një nga zonat më të frekuentuara dhe të preferuara për zhvillim biznesi, pranë zyrave qendrore të NLB Bankës dhe IS Bankës. Lokacioni është tejet i përshtatshëm pasi ofron qasje të lehtë për punëtorët nga të gjitha drejtimet e qytetit, si dhe lidhje të shpejtë me të gjitha shërbimet e nevojshme për funksionim efikas të biznesit. Zyra ka një sipërfaqe totale prej 1560 m², e shpërndarë në tre etazhe, secila me nga 520 m²: përdhesë, kati i parë dhe kati i dytë. Hapësirat janë funksionale dhe të përshtatshme për organizime të ndryshme biznesi, zyra administrative apo kompani të mëdha. Kompleksi është i pajisur me ngrohje qendrore përmes Termokosit, e cila siguron ngrohje të barabartë në të gjitha ambientet, si dhe me klimatizim qendror, që garanton kushte të rehatshme gjatë sezonit veror.