Banesa gjendet në lagjen Mati 1, më saktësisht në objektin banesor të ndërtuar nga kompania “Princesha”, objekt ky i cili ka qasje direkte në rrugën kryesore “Muharrem Fejza” dhe “Rrugën C”. Lokacioni i banesës është shumë i mirë pasi që ndodhet në një zonë me shërbime të ndryshme si: dyqane, markete, qendra e mjekësisë familjare si dhe linja e trafikut urban. Banesa është e gatshme për banim, ka sipërfaqe totale prej 86m2, ka ngrohje qendrore me kalda elektrike si dhe ka orientim perëndim.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 Dhoma gjumi
| 2 Ballkona
| 1 Banjo
| 1 Depo