Banesa ndodhet në lagjen Mati 1, në objektin modern “Iliria Building”, përballë banesave të bardha të lagjes Bregu i Diellit. Ky kompleks banesor ofron infrastrukturë të avancuar dhe kushte komode për banorët, duke përfshirë sistem sigurie me kamera vëzhgimi dhe interfon, parking të siguruar dhe është pranë shërbimeve të nevojshme për përditshmëri. Banesa ka një sipërfaqe prej 96m², duke ofruar hapësirë të mjaftushme dhe të organizuar për një jetesë të rehatshme. Banesa ka orientimin në lindje që siguron dritë natyrale gjatë mëngjesit, si dhe posedon ngrohje qendrore me kalda elektrike.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Ballkon
| 1 Depo
| 1 Banjo
| 1 Tualet