Banesë me 2 dhoma gjumi me qira në lagjen e Muhaxherëve – Pika Pestige

750 € / Muaj Per Qira Prishtina-Lagjja e muhaxherëve-rr.Adrian Krasniqi

Banesa gjendet në lagjen e Muhaxherëve më saktësisht në objektin Pika Pestige i ndërtuar nga kompania e ndërtimit 4A PIKA.
Banesa ka një sipërfaqe të brendshme prej 72m2, ofron një banim të përshtatshëm dhe të këndshëm. Ngrohja e banesës është sistem qëndrorë me rrymë sistemi nën dysheme, ngrohje kjo e cila siguron një temperaturë të përshtatshme dhe të barabartë në të gjithë hapësirën e banesës.
Karakteristikat e ndërtesës Pika Pestige janë tërheqëse për secilin banor. Kompleksi është i ndërtuar me një pamje neoklasike, e cila i jep një ndjenjë klasike dhe elegante, ndërsa funksionaliteti i saj është ultramodern. Kombinimi i këtyre elementëve sjell një ndërtesë tërheqëse për të jetuar.Përveç pamjes elegante dhe moderne, kompleksi është krijuar me konceptin "Eco green" dhe "Smart home." e cila ju ofron një përvojë të avancuar të banimit.
Lokacioni i kësaj banese është i jashtëzakonshëm, gjendet shumë afër qendrës së qytetit, duke e bërë qasjen në të gjitha shërbimet e qytetit lehtësisht të arritshme. Afër me shkollen fillore, parkun e qytetit, qendrën e mjekësisë familjare dhe fakultetet publike bën që kjo zonë të jetë e preferuar.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndeje
| 1 Kuzhine me tryezari
| 2 Dhoma të gjumit
| 1 Banjo
| 1 Ballkon
| 1 Garazhë dhe depo (e perfshirë ne qmim)

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Apartment Used T5372

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
72 0 2 1

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Rrymë
  • Paisje ekstra: Alarm Sigurie,Kamera,Interfon,Smart home,Air condition,Rezervuar uji
  • Garazh: 1.00

Vendodhja e prones