Banesa gjendet në lagjen Mati 1, më saktësisht në kompleksin afarist – banesor “Kodrina”. Lokacioni i banesës është shumë i favorshëm pasi që ka qasje të lehtë në rrugën kryesore si dhe ndodhet afër shume shërbimeve të ndryshme si: dyqane, markete, linja e trafikut urban etj. Banesa është e re dhe e gatshme për shfrytëzim, ka gjithësej 93m2 sipërfaqe neto, posedon ngrohje qendrore me kalda elektrike me sistemin nën dysheme si dhe orientohet në Jug-Lindje. *Në çmim përfshihet një garazhë me depo.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Ballkon
| 2 Banjo
| 1 Depo
| 1 Garazhë me depo (e përfshirë në çmim)