Zyra gjendet në lagjen Dardania, më saktësisht në rrugën kryesore “Robert Doll” te Sach Caffe. Pozicioni i zyrës është shumë i mirë pasi që ndodhet në këndin e ndërtesës në një zonë me frekuentim shumë të lartë dhe vizibilitet nga rruga kryesore, po ashtu zyra është e përshtatshme për shumë veprimtari afarsite si : noteri, avokaturë, administratë si dhe ordinancë. Zyra është pjesërisht e renovuar dhe ofron kushte të mira për punë, ka gjithësej sipëfaqe prej 120m2, posedon ngrohje qendrore me ngrohtoren e qytetit (Termokos) si dhe ka orientim jug – perëndim. *Zyra lëshohet pa inventar.
Zyra ka këtë renditje:
| 4 Dhoma pune
| 1 Kuzhinë
| 2 Ballkona
| 1 Banjo
| 2 Tualete