Zyra gjendet në lagjen Lakrishtë në objektin “Prime Residence 3”, zyre kjo e cila është një mundësi ideale për biznese që kërkojnë një hapësirë moderne dhe funksionale në një lokacion të përshtatshëm. Zyra ka siperfaqe totale prej 99.80m2 , është e përshtatshme për shumëllojshmëri biznesesh dhe ofron fleksibilitet të madh për të organizuar sipas nevojave specifike të çdo kompanie. Zyra është e pajisur me ngrohje qëndrore me Termokos dhe orientimin e ka Veri - Lindje. Përveç kësaj, lokacioni i saj ka lidhje të shkëlqyera me pjesët kryesore të qytetit dhe ofron akses të lehtë jashtë qytetit, duke e bërë atë një pikë kyçe për lëvizshmërinë dhe efikasitetin e biznesit tuaj. *Garazha përfshihet në çmim*.
Zyra ka këtë renditje:
| 3 Dhoma pune
| 1 Ballkon
| 1 Banjo
| 1 Tualet
| 1 Garazhë (e përfshirë në çmim)