Banesa gjendet në lagjen Aktash, në objektin "Prishtina Stars" të ndërtuar nga "Konak Investments", në rrugën “Lordi Bajron”. Lokacioni paraqet një ndër zonat më të kërkuara për banim në Prishtinë, falë afërsisë me qendrën e qytetit dhe institucioneve të rëndësishme. Në afërsi të banesës ndodhen Kampusi Universitar i Universitetit të Prishtinës, Policia e Kosovës, Shkolla Fillore “Naim Frashëri”, Ministria e Arsimit, si dhe një numër i konsiderueshëm i bizneseve, kafiterive, marketeve dhe zyrave të ndryshme, duke ofruar qasje të lehtë në të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë komode. Banesa ka një sipërfaqe prej 98m2 dhe aktualisht shfrytëzohet si zyrë, duke dëshmuar përshtatshmërinë e saj edhe për veprimtari afariste, për shkak të kërkesës së lartë për hapësira të tilla në këtë pjesë të qytetit. Megjithatë, prona paraqet një mundësi shumë të mirë edhe për banim, duke pasur parasysh lokacionin dhe sipërfaqen funksionale që ofron. Banesa është e pajisur me sistem të ngrohjes me kaldajë elektrike dhe ka orientim nga Lindja, Jugu dhe Perëndimi, duke mundësuar ndriçim natyral gjatë pjesës më të madhe të ditës. * Banesa ka fletë poseduese.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom)
| 1 Ballkon
| 2 Banjo (njëra në Master Bedroom)
| 1 Depo