Penthouse 352.5m2 në shitje në lagjen Prishtina e Re

500,000 € Per Shitje Prishtina-Prishtina e re-

Penthouse gjendet në lagjen Prishtina e Re, në kompleksin Prishtina Premium Residence, në rrugën Holger Petersen, në një lokacion strategjik mes Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe Pallatit të Drejtësisë. Kompleksi modern shtrihet në një sipërfaqe prej mbi 3 hektarësh, duke ofruar hapësira të gjelbra dhe zona rekreative për banorët. Ndërtimi është realizuar me standarde të larta cilësie.Penthouse ka një sipërfaqe totale prej 352.5m2, ku 173m2 janë hapësirë e brendshme banimi, ndërsa 179.5m2 përbëhen nga tarraca panoramike që e rrethon të gjithë pronën.Prona është e organizuar në 5 njësi banimi, ku secila dhomë ka banjo private dhe qasje direkte në tarracë. Sistemi i klimatizimit është i instaluar në të gjithë penthouse-in dhe është i ndarë në mënyrë individuale për secilën dhomë, duke mundësuar kontroll të veçantë të temperaturës. Kjo ndarje është projektuar enkas për investim, duke e bërë pronën ideale për akomodim me qira afatshkurtër përmes Airbnb apo Booking.Penthouse ndodhet në katin më të lartë të objektit, ku në atë kat gjendet vetëm kjo njësi banimi, duke ofruar privatësi maksimale. Një nga veçoritë më të spikatura të kësaj prone është tarraca panoramike 360°, e cila rrethon të gjithë penthouse-in dhe është e qasshme nga secila dhomë, duke ofruar pamje të hapur dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Penthouse New T5352

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
353 173 5 5

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Pompë termike
  • Paisje ekstra: Ashensor,Interfon,Air condition
  • Orientimi: Lindje,Jug,Perëndim

Vendodhja e prones