Penthouse 223.44m2 në shitje në lagjen Prishtina e re

279,300 € Per Shitje Prishtina-Prishtina e re-

Banesa gjendet në lagjen Prishtina e Re, në kompleksin modern “Grand Tower”, një ndërtesë e ndërtuar me standarde të larta dhe arkitekturë atraktive. Pozicionimi i saj në katin e fundit ofron pamje të hapur dhe relaksuese, si dhe ndriçim maksimal natyral falë dritareve në dy ballina të ndërtesës. Orientimi i hapësirave e bën banesën jashtëzakonisht funksionale ku dhomat e gjumit janë të orientuara nga lindja, duke siguruar ndriçim të këndshëm gjatë mëngjesit, ndërsa dhoma e ndenjës është e orientuar nga perëndimi, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe të ndritshme gjatë pasdites dhe kohës së qëndrimit. Banesa posedon ngrohje qëndore me rrymë dhe ka një sipërfaqe totale prej 223.44m², ku 191.06m² janë hapësira të brendshme banimi si dhe 32.38m² janë terasë. Banesa ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 4 Dhoma gjumi (1 master bedroom) | 2 Banjo (1 në master bedroom) | 1 Tualet | 2 Depo | 1 Lavanderi | 1 Terasë (32.38m2) | 1 Ballkon

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Penthouse New T4993

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
233 191 4 2

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Rrymë
  • Paisje ekstra: Ashensor,Interfon
  • Orientimi: Lindje,Perëndim

Vendodhja e prones