Banesa gjendet në lagjen Prishtina e Re, afër Veternikut, në kompleksin “Linda Premium Residence”, ndërtuar nga kompania e ndërtimit “Al Trade”, në afërsi të barnatoreve, supermarketeve, institucioneve parashkollore si dhe restoranteve. Kompleksi posedon kënde lojërash për fëmijë, gjelbërim, hapësira të përbashkëta, izolim të jashtëm me lesh guri dhe fasadë të ventiluar, dritare treshtresore, siguri dhe vëzhgim 24/7 me kamera, fshesë qendrore etj.
Penthouse-i është i pabanuar më parë dhe ofron kushte shumë të mira jetese. Ka sipërfaqe totale prej 312.5 m², prej të cilave 168.5 m² janë hapësirë banimi, ndërsa 144 m² janë terasë dhe ka orientim lindje, jug dhe perëndim, po ashtu, ka sistem të ngrohjes me rrymë, me ngrohje nën dysheme.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 4 Dhoma gjumi (dy prej tyre master bedroom)
| 3 Banjo (dy në masterbedrooms)
| 1 Tualet
| 1 Lavanderi
| 1 Depo
| 2 Garazha (të përfshira në cmim)