Penthouse gjendet në lagjen Prishtina e Re, në zonën e qendër, në kompleksin banesor Vera Hill të ndërtuar nga kompania Gashi Invest. Ky penthouse ofron një vendndodhje shumë të favorshme, duke ofruar qasje të lehtë në unazën e brendshme të qytetit dhe në rrugën A. Kompleksi banesor Vera Hill është një projekt i kualitetit të lartë. Ky kompleks ofron një ambient të sigurt dhe të mirembajtur, me hapësira gjelbëruese dhe zona rekreacioni për banorët e tij. Penthouse ka një sipërfaqe totale prej 290m2, e cila përfshin 190m2 sipërfaqe banimi dhe një terasë e gjerë 100m2. Ky vendbanim i mrekullueshëm përmban një kombinim perfekt të hapësirës banuese dhe hapësirës së jashtme, duke ju ofruar mundësinë për të shijuar pamjen e bukur të kryeqytetit nga terasa e gjerë. Ky penthouse ofron një sistem ngrohjeje qendrore me kalda elektrike, orientimi është Veri – Jug.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 3 Dhoma gjumi (dy Master Bedroom)
| 1 Terasë (100m2)
| 3 Banjo (dy në Master Bedroom)
| 1 Depo
| 1 Lavanderi