Penthouse gjendet në lagjen Prishtina e Re, në objektin banesor “Prishtina Green Hill” i ndërtuar nga kompania “Nic & Albioni”. Pozicioni i kompleksit është shumë i mirë pasi që lidhet me zonën e Veternikut dhe lagjen Mati 1, po ashtu ka qasje të shpejtë në “Rrugën A”. Penthouse është i pa banuar më parë dhe ofron kushte shumë të mira jetese, ka sipërfaqe totale prej 368.84m2 ku prej tyre 243.54m2 janë banim dhe 125.30m2 janë terasë, po ashtu ka sistem të ngrohjes me rrymë me sistemin nën dysheme.
Penthouse ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 4 Dhoma gjumi ( njëra Master Bedroom)
| 1 Terasë (125.30m2)
| 1 Ballkon
| 2 Banjo (njëra në Master Bedroom)
| 1 Tualet
| 1 Depo
| 1 Lavanderi