Tarracieri gjendet në lagjen Marigona Hill, një lagje e ndërtuar me standarde të larta dhe e pozicionuar në një nga lokacionet më të kërkuara për banim.
Me një sipërfaqe banimi prej 138.3m² dhe një sipërfaqe tarrace prej 37.4m², kjo pronë ofron komoditet dhe një stil jetese modern. Banesa është e gatshme për banim dhe pjesë e një ndërtimi cilësor që garanton jetë të qetë dhe funksionale.Organizimi i hapësirës është praktik dhe i menduar mirë, duke përfshirë një dhomë ndenje të ndriçuar, kuzhinë me tryezari të integruar si dhe 3 dhoma gjumi, të cilat ofrojnë privatësi dhe rehati për të gjithë familjen. Tarraca e bollshme krijon një ambient ideal për relaksim dhe shijimin e pamjeve përreth.Prona përfshin gjithashtu një bodrum prej 13.1m², i cili shërben si depo ose hapësirë shtesë funksionale, si dhe dy vendparkime në garazhë të përfshira në çmim.E pozicionuar në një zonë të qetë dhe elitare, vetëm pak minuta nga liqeni i Badovcit dhe pjesët kodrinore të Prishtinës, kjo pronë ofron kombinimin perfekt të jetës urbane dhe qetësisë natyrore.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 3 Dhoma gjumi
| 2 Banjo
| 1 Bodrum 13.1m²
| 1 Tarracë 37.4m²
| 1 Lavanderi
| 2 Garazha (të përfshira në çmim)