Banesë 157.94m2 në shitje në lagjen Marigona Hill

320,000 € Per Shitje Prishtina-Marigona Hill-Rruga Vincenct Van Gogh

Banesa ndodhet në lagjen Marigona Hill, një zonë rezidenciale e konceptuar për të ofruar standard të lartë jetese, privatësi dhe qetësi. Lagjja është e njohur për infrastrukturën moderne, gjelbërimin e bollshëm dhe sigurinë 24/7. Banesa ka një sipërfaqe totale prej 157.94m², ku 119.27m² janë hapësirë e brendshme e banimit ndërsa 38.67m² janë sipërfaqe e terasës, e cila rrethon tërë banesën dhe krijon një ndjesi të hapësirës së jashtme të shfrytëzueshme. Ambienti i brendshëm është i organizuar në mënyrë funksionale dhe moderne, i orientuar nga jug-perëndimi, duke mundësuar ndriçim të bollshëm natyral gjatë gjithë ditës përmes dritareve të mëdha. Banesa është e pajisur me ngrohje qëndrore me pompë termike, duke garantuar efikasitet energjetik dhe komoditet të lartë gjatë të gjitha stinëve. Aktualisht, banesa është në ndërtim e sipër dhe do të dorëzohet e gatshme për banim. Në çmim përfshihet edhe garazha me depo, duke ofruar hapësirë të mjaftueshme për parkim dhe ruajtje. Banesa ka këtë renditje funksionale: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 2 Dhoma gjumi (1 Master bedroom) | 2 Banjo (1 në master bedroom) | 1 Lavanderi | 1 Ballkon / Terasë rreth tërë banesës | 1 Garazhë me depo (e përfshirë në çmim)

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Apartment New T4602

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
158 119 2 2

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Pompë termike
  • Paisje ekstra: Kamera,Ashensor,Interfon
  • Orientimi: Jug
  • Garazh: 1.00

Vendodhja e prones