Ky tarracier ekskluziv gjendet në lagjen Marigona Hill, një lagje e ndërtuar me standarde të larta dhe e pozicionuar në një nga lokacionet më të kërkuara për banim. Me një sipërfaqe banimi prej 214.10m² dhe një sipërfaqe terase prej 77.10m², kjo pronë ofron komoditet maksimal dhe një stil jetese të avancuar.
Banesa është pjesë e fazës së parë të ndërtimit të lagjes, çka nënkupton që është e gatshme për banim. Organizimi i hapësirës është funksional, duke përfshirë një dhomë ndenje të ndriçuar dhe të hapur, kuzhinë të integruar ndërsa të tri dhomat e gjumit janë të mëdha dhe secila prej tyre ka banjo të integruar, duke ofruar privatësi dhe funksionalitet maksimal.
Terasat e gjera krijojnë një ambient ideal për relaksim dhe shijimin e pamjeve panoramike të zonës përreth. Banesa gjithashtu përfshin dy vende parkimi në garazhë, të cilat janë të përfshira në çmim.
E pozicionuar në një zonë të qetë dhe elitare, vetëm pak minuta nga liqeni i Badovcit dhe pjesët kodrinore të Prishtinës, kjo pronë ofron një kombinim perfekt të jetës urbane dhe qetësisë natyrore.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 3 Dhoma gjumi (1 master bedroom)
| 3 Banjo (në secilën dhomë gjumi nga një banjo)
| 1 Tualet
| 1 Kthinë teknike
| 1 Depo
| 1 Terasë 77.10m2
| 2 Garazha (të përfshira në çmim)