Banesa gjendet në lagjen Tophane, brenda kompleksit banesor “Orhidea” të ndërtuar nga kompania “Flux”, e njohur për cilësinë e lartë të ndërtimit dhe përkushtimin ndaj detajeve. Me një sipërfaqe prej 96m², kjo banesë ofron hapësirë të rehatshme dhe funksionale, të përshtatshme për jetesë familjare.Kompleksi “Orhidea” shtrihet në një ambient të gjelbëruar, ku mbi 75% e hapësirës është dedikuar për gjelbërim dhe hapësira të lira, duke krijuar një atmosferë të qetë dhe të shëndetshme për banorët.Pozita e banesës është shumë e favorshme: vetëm disa minuta në këmbë nga Shkolla Fillore “Meto Bajraktari”, Qendra e Mjekësisë Familjare, trafiku urban dhe qendra e qytetit, duke e bërë qasjen në çdo shërbim tepër të lehtë.Banesa është e pajisur me sistem ngrohjeje qendrore me kaldajë elektrike dhe ngrohje nën dysheme, ndërsa orientimi Veri–Perëndim siguron ndriçim natyral dhe komfort gjatë gjithë ditës.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 Dhomë gjumi
| 1 Ballkon
| 1 Banjo
| 1 Tualet