Duplex banesë me 3 dhoma gjumi në shitje në lagjen Marigona Hill

335,000 € Per Shitje Prishtina-Marigona Hill-

Banesa gjendet në lagjen Marigona Hill, një zonë e zhvilluar rezidenciale që ofron standarde të larta jetese, qetësi, privatësi dhe infrastrukturë moderne. E pozicionuar në mesin e lagjes, poshtuaj në një nga pjesët më të larta të lagjes, banesa ofron pamje të hapur dhe të pandërprerë si drejt qytetit të Prishtinës ashtu edhe mbi kompleksin rezidencial Marigona Hill, duke i dhënë asaj një pozicion të veçantë dhe ekskluziv. Kjo është një banesë duplex që shtrihet në dy nivele të brendshme ku në katin e poshtëm janë të planifikuara dhoma e ndenjes, kuzhina me tryezari dhe një ballkon, ndërsa kati i sipërm përfshin dhomat e gjumit, duke ndarë qartë hapësirat e ditës dhe ato të natës për më shumë rehati dhe privatësi si dhe rreth banesës ka terasën me qasje nga secila dhomë. Banesa ka një sipërfaqe totale prej 197.49m², nga e cila 155.32m² janë hapësirë e brendshme banimi dhe 42.17m² janë terasë, që ofron mundësi të bollshme për shfrytëzim si hapësirë relaksi apo ambient social. Me një orientim Lindje – Veri – Perëndim, dhe duke qenë e vendosur në këndin e ndërtesës, kjo banesë përfiton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe dritë në dy anët kryesore të saj, çka e bën hapësirën të ndritshme dhe me energji pozitive. Banesa është në ndërtim e sipër dhe planifikohet të dorëzohet në fund të vitit 2026, duke i dhënë blerësit mundësinë të planifikojë me kohë vendosjen ose investimin. Si pjesë e kompleksit Marigona Hill, banesa do të përfitojë nga të gjitha shërbimet e lagjes, përfshirë shtigje për ecje, fusha sportive, kënde lojërash për fëmijë, mirëmbajtje të organizuar, siguri 24/7 dhe infrastrukturë të nivelit të lartë. Banesa ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 3 Dhoma gjumi (1 master bedroom) | 2 Banjo (njëra në dhomë gjumi) | 1 Tualet | 1 Utilit | 1 Ballkon me terasë 22.25m2 në katin e poshtëm | 1 Terase 19.92 në katin sipër | 1 Garazhë me depo (të përfshira në çmim)

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Apartment Under Construction T4662

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
197 155 0 0

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Pompë termike
  • Paisje ekstra: Kamera,Ashensor,Interfon,Air condition
  • Orientimi: Lindje,Perëndim,Veri

Vendodhja e prones