Banesa gjendet në lagjen Bregu i Diellit, në një zone shumë të qetë dhe të përshtatshme për jetesë. Pozita e saj është e shkëlqyer, duke pasur në afërsi të gjitha shërbimet kryesore që janë të nevojshme për një jetë të rehatshme. Ndër shërbimet që janë pranë banesës përfshihen qendra e mjekësisë familjare, shkolla fillore “Ismajl Qemajli”, si dhe stacionet e trafikut urban, të cilat kalojnë afër, duke e bërë të lehtë dhe të shpejtë qasjen në të gjitha pjesët e qytetit. Banesa ka një sipërfaqe prej 80m² dhe ofron gjithashtu një depo në bodrum. Orientimi i banesës është nga perëndimi, çka e bën atë të marrë shumë dritë natyrale gjatë pasdites. Gjithashtu, banesa është e pajisur me ngrohje qendrore nga Termokosi, duke garantuar një ambient të ngrohtë dhe komod gjatë stinës së dimrit.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhine
| 1 Tryezari
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Banjo
| 1 Ballkon