Banese 80m2 me qira në lagjen Bregu i Diellit – Banesat e kuqe

500 € / Muaj Per Qira Prishtina-Bregu i Diellit-

Banesa gjendet në lagjen Bregu i Diellit, në një zone shumë të qetë dhe të përshtatshme për jetesë. Pozita e saj është e shkëlqyer, duke pasur në afërsi të gjitha shërbimet kryesore që janë të nevojshme për një jetë të rehatshme. Ndër shërbimet që janë pranë banesës përfshihen qendra e mjekësisë familjare, shkolla fillore “Ismajl Qemajli”, si dhe stacionet e trafikut urban, të cilat kalojnë afër, duke e bërë të lehtë dhe të shpejtë qasjen në të gjitha pjesët e qytetit. Banesa ka një sipërfaqe prej 80m² dhe ofron gjithashtu një depo në bodrum. Orientimi i banesës është nga perëndimi, çka e bën atë të marrë shumë dritë natyrale gjatë pasdites. Gjithashtu, banesa është e pajisur me ngrohje qendrore nga Termokosi, duke garantuar një ambient të ngrohtë dhe komod gjatë stinës së dimrit. Banesa ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhine | 1 Tryezari | 1 Dhomë gjumi | 1 Banjo | 1 Ballkon

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Apartment Used T4152

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
80 0 1 1

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Termokos
  • Paisje ekstra: Interfon,Air condition
  • Orientimi: Perëndim

Vendodhja e prones