Shtëpi me 5 dhoma gjumi me qira në Fshatin Ndërkombëtarë

2,000 € / Muaj Per Qira Prishtina-Fshati Ndërkombëtare-

Shtëpia ndodhet në lagjen International Village, një komunitet i projektuar për jetë moderne dhe të qetë. Me një sipërfaqe prej 270m² dhe orientim Lindje-Perëndim, shtëpia ofron dritë natyrale gjatë gjithë ditës dhe një atmosferë të ngrohtë në çdo stinë. Ndërtimi është realizuar me standarde të larta bashkëkohore, duke përfshirë sistemin e ngrohjes individuale gjeotermale (Vaillant, Geser, Erbotec), si dhe instalime moderne nëntokësore për furnizimin me energji elektrike, telefon, internet/TV kabllovik, ujë të pijshëm dhe kanalizim të dyfishtë – fekal dhe atmosferik (REHAU, KONTI). Gjithashtu, përfshihet edhe një impiant i veçantë për trajtimin e ujërave të zeza (STÄHLER MATIC), që siguron një mjedis të pastër dhe ekologjik. Rreth lagjes shtrihet një shteg vrapimi që e rrethon të gjithë zonën, ndërkohë që rekreacioni është i garantuar me qendrën e komunitetit, klubin e fitnesit, pishinën e hapur dhe fushat multifunksionale për tenis, basketboll dhe futboll. Për fëmijët ofrohet një park lojërash i dedikuar, ndërsa për të gjithë banorët, hapësirat e përbashkëta me kopshte të gjelbëruara krijojnë një ndjesi relaksi dhe komuniteti të vërtetë. Shtëpia ndodhet në një lagje të planifikuar në mënyrë të përkryer, me rrugë, trotuare dhe shtigje të shtruara që lidhen lehtësisht me çdo pjesë të kompleksit. Është zgjedhja ideale për familje që kërkojnë një stil jetese të qetë, të sigurt dhe të nivelit të lartë. Shtëpia ka plan kaskadë me nivele dhe ka këtë renditje: -Bodrumi, 44m2: | 1 Sallë | 1 Dhomë për paisje të ujit dhe ngrohjes qëndrore -Kati Përdhesë, 110m2: | 1 Dhomë ndenje | 1 Dhomë gjumi (me banjo) | 1 Kuzhinë me tryezari | 1 Banjo | 1 Garazhë | 1 Terasë dhe oborr -Kati i I-rë, 115m2: | 4 Dhoma gjumi (1 Master Bedroom) | 2 Banjo | 1 Ballkon | 1 Biblotekë dhe dhomë pune

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available House Used T1131

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
270 0 5 3

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Rrymë
  • Paisje ekstra: Kamera,Alarm zjarri,Air condition,Kamin,Gjenerator
  • Garazh: 1.00

Vendodhja e prones