Shtëpia gjendet në Fshatin Ndërkombëtarë (International Village), lagje kjo e cila ofron një ambient të përshtatshëm për jetesë familjare. Ajo ka një qendër komuniteti që shërben si vend takimesh dhe aktivitetesh sociale. Përveç kësaj, lagja disponon edhe një klub fitnessi, pishinë të hapur, fushë tenisi/basketbolli/futbolli, park lojërash për fëmijë, shteg vrapimi dhe hapësira të përbashkëta. Shtëpia është e tipit A dhe ka një sipërfaqe prej 550m2 si hapësirë banimi si dhe një truall prej 7 ari. Shtëpia është e pajisur me instalime nëntokësore bashkëkohore për shërbimet elektrike, telefonike, internet/TV kabllor, ujësjellës-kanalizim (REHAU, KONTI) dhe një sistem të trajtimit të ujrave të zeza (STÄHLER MATIC). Sistemi i ngrohjes është me ngrohje gjeotermike, duke siguruar një ambient të ngrohtë dhe të komoditetshëm për banorët dhe poashtu posedon edhe kondicioner. Shtëpia ka këtë renditje: - Bodrumi: | 1 Dhomë për paisje të ujit dhe ngrohjes qëndrore | 1 Utility | - Kati Përdhesë: | 1 Dhomë ndenje | 1 Dhomë gjumi | 1 Kuzhinë me tryezari | 1 Banjo | 1 Garazhë | 1 Terasë dhe oborr - Kati i I-rë: | 3 Dhoma gjumi (3 master bedroom) | 3 Banjo (3 në master bedroom) | 2 Ballkona | 1 Garderobë (në master bedroom)