Shtëpia gjendet në Fshatin Ndërkombëtarë (International Village), lagje kjo e cila ofron një ambient të përshtatshëm për jetesë familjare. Lagja disponon fitness, pishinë të hapur, fushë tenisi/basketbolli/futbolli, park lojërash për fëmijë, shteg vrapimi dhe hapësira të përbashkëta. Shtëpia është e tipit C dhe ka një sipërfaqe prej 300m2 si hapësirë banimi dhe një truall prej 3.2 ari. Shtëpia ka orientim Lindje-Perëndim, e cila ka ndriçim të mirë gjatë gjithë ditës. Shtëpia është e pajisur me instalime nëntokësore bashkëkohore për shërbimet elektrike, telefonike, internet/TV kabllor, ujësjellës-kanalizim (REHAU, KONTI) dhe një sistem të trajtimit të ujrave të zeza (STÄHLER MATIC). Sistemi i ngrohjes është me pompë termike nën dysheme, duke siguruar një ambient të ngrohtë dhe të komoditetshëm për banorët.
Shtëpia ka plan kaskadë me nivele dhe ka këtë renditje:
-Podrumi:
| 1 Dhomë për paisje të ujit dhe ngrohjes qëndrore
| 1 Utility
| 1 Dhomë gjumi
- Kati Përdhesë:
| 1 Dhomë ndenje
|1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Banjo
| 1 Garazhë
| 1 Terasë dhe oborr
- Kati i I-rë:
| 3 Dhoma gjumi (njëra në master bedroom)
| 2 Banjo (njëra në master bedroom)
| 2 Ballkona
| 1 Garderobë (në master bedroom)
- Nënkulmi:
| 1 Dhome pune