Shtëpi me 4 dhoma gjumi me qira në Fshat Ndërkombëtarë - International Village

2,250 € / Muaj Per Qira Prishtina-Fshati Ndërkombëtarë-Rruga Nekibe Kelmendi

Shtëpia gjendet në Fshatin Ndërkombëtarë (International Village), lagje kjo e cila ofron një ambient të përshtatshëm për jetesë familjare. Ajo ka një qendër komuniteti që shërben si vend takimesh dhe aktivitetesh sociale. Përveç kësaj, lagja disponon edhe një klub fitnessi, pishinë të hapur, fushë tenisi/basketbolli/futbolli, park lojërash për fëmijë, shteg vrapimi dhe hapësira të përbashkëta. Shtëpia është e tipit C dhe ka një sipërfaqe prej 300m2 si hapësirë banimi dhe një truall prej 3.3 ari. Shtëpia ka orientim Lindje-Perëndim, e cila ka ndriçim të mirë gjatë gjithë ditës. Shtëpia është e pajisur me instalime nëntokësore bashkëkohore për shërbimet elektrike, telefonike, internet/TV kabllor, ujësjellës-kanalizim (REHAU, KONTI) dhe një sistem të trajtimit të ujrave të zeza (STÄHLER MATIC). Sistemi i ngrohjes është me pompë termike nën dysheme, duke siguruar një ambient të ngrohtë dhe të komoditetshëm për banorët. * Mobilimi i shtëpisë mund të realizohet sipas preferencave të klientit. Shtëpia ka plan kaskadë me nivele dhe ka këtë renditje: -Podrumi: | 1 Dhomë për paisje të ujit dhe ngrohjes qëndrore | 1 Utility | 1 Dhomë garderobe - Kati Përdhesë: | 1 Dhomë ndenje | 1 Dhomë gjumi |1 Kuzhinë me tryezari | 1 Banjo | 1 Garazhë | 1 Terasë dhe oborr - Kati i I-rë: | 3 Dhoma gjumi (njëra në master bedroom) | 2 Banjo (njëra në master bedroom) | 2 Ballkona | 1 Garderobë (në master bedroom)

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available House Used T3699

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
300 0 4 2

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Pompë termike
  • Paisje ekstra: Alarm Sigurie,Kamera,Alarm zjarri,Interfon,Air condition,Kamin
  • Orientimi: Lindje,Jug,Perëndim
  • Garazh: 1

Vendodhja e prones