Banesa ndodhet në lagjen Lakrishtë, në objektin afarist – banesor “Donika II” të ndërtuar nga kompania “Beni Dona”, afër bulevardit "Bill Clinton" dhe po ashtu ka qasje të lehtë në qendrën e qytetit. Banesa ka një sipërfaqe totale prej 68m² dhe është e orientuar në Perëndim. Sistemi i ngrohjes qendrore është me rrymë. Lokacioni i saj i favorshëm mundëson qasje të shpejtë në qendrën e Prishtinës, lagjen Pejton dhe bulevardin “Bill Clinton”, duke ofruar afërsi me kafiteri, restorante, markete, banka dhe shërbime të tjera të nevojshme për jetën e përditshme. Pozicionimi i mirë i pronës e bën atë një zgjedhje praktike për banim, me lidhje të lehtë me pjesë të ndryshme të qytetit.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Ballkon
| 1 Banjo