Banesa ndodhet në lagjen Lakrishtë, në kompleksin Prime Residence 1, kompleks ky i ndërtuar me standarde të larta banimi dhe ofron një ambient të këndshëm dhe të sigurt për banorët.
Banesa ka një sipërfaqe totale prej 91.20m2, e cila është shumë e përshtatshme për një jetesë komode. Është e pajisur plotësisht me një mobilim modern që do t'ju lejojë të filloni të jetoni në banesë menjëherë, pa nevojën për investime të mëtejshme në mobilim.
Orientimi i banesës është Jug-Lindje, duke sjellë dritë natyrale të mjaftueshme dhe një pamje të bukur. Ngrohja qëndrore me termokos dhe klima do të sigurojnë të keni temperaturë të qëndrueshme dhe të përshtatshme gjatë gjithë sezonit dimëror.
Kompleksi poashtu posedon parking nën tokë që siguron hapësira të mjaftueshme për makinën tuaj, sistem të kamerave të sigurisë dhe mirëmbajtje të përhershme që garantojnë sigurinë dhe mirëqenien tuaj në kompleks.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Banjo
| 1 Tualet
| 1 Ballkon
| 1 Garazhë (e përfshirë në çmim)