Ky penthouse gjendet në një nga komplekset më tërheqës të Prishtinës, pikërisht në rrugën "Gazmend Zajmi" (ish rruga Dubrovniku), që është një zonë e preferuar për banim. Kompleksi banesor ku ndodhet kjo
banesë është PIKA Luxury & Green Apartments, i ndërtuar nga kompania e ndërtimit 4A PIKA.
Banesa ka një sipërfaqe të brendshme prej 100.5m2, ofron një banim të përshtatshëm dhe të këndshëm. Por, ajo që bën këtë banesë më të veçantë është terasa e saj e mrekullueshme, e cila ka një sipërfaqe prej 60m2. Kjo terasë ofron hapsirë të mjaftueshme për shfrytëzim si dhe një ambient të hapur, të lirë, ku banorët mund të shijojnë pamjen e mahnitshme të qytetit. Ngrohja e banesës është sistem qëndrorë me rrymë sistemi nën dysheme, ngrohje kjo e cila siguron një temperaturë të përshtatshme dhe të barabartë në të gjithë hapësirën e banesës.
Karakteristikat e ndërtesës Pika Luxury & Green Apartments janë tërheqëse për secilin banor. Kompleksi është i ndërtuar me një pamje neoklasike, e cila i jep një ndjenjë klasike dhe elegante, ndërsa funksionaliteti i saj është ultramodern. Kombinimi i këtyre elementëve sjell një ndërtesë tërheqëse për të jetuar.
Përveç pamjes elegante dhe moderne, kompleksi është krijuar me konceptin "Eco green" dhe "Smart home." e cila ju ofron një përvojë të avancuar të banimit.
Lokacioni i këtij penthouse është i jashtëzakonshëm, gjendet shumë afër qendrës së qytetit, duke e bërë qasjen në të gjitha shërbimet e qytetit lehtësisht të arritshme. Afërsia me dy shkolla fillore të njohura, qendrën e mjekësisë familjare dhe fakultetet publike bën që kjo zonë të jetë e preferuar.
Penthouse ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Banjo
| 1 WC
| 1 Terasë (60m2)
| 1 Ballkon
| 1 Garazhë