Banesa gjendet në lagjen Arbëria, komplekssi Butrinti. Kompleksi përbëhet nga objekte banimi me nga 6 kate dhe ofron hapësira të përbashkëta të gjelbruara, të dizajnuara për relaksim dhe komoditet. Lokacioni është mjaft i favorshëm, me qasje të menjëhershme në rrugën kryesore dhe afër gjithë shërbimeve të nevojshme për jetesë të përditshme, si markete, transport publik, institucione edukative dhe objekte rekreative. Banesa ka sipërfaqe totale 80.36 m², me orientim nga jugu, gjë që siguron dritë natyrale dhe temperaturë të qëndrueshme gjatë gjithë ditës. Sistemi i ngrohjes është me kalda elektrike, duke ofruar efikasitet dhe komoditet.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhome ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Banjo
| 1 Tualet
| 1 Ballkon
| 1 Depo