Banesa gjendet në lagjen Arbëria – Dragodan, në objektin banesor të ndërtuar nga kompania “Arti Group” e cila ndodhet në rrugën kryesore “Vicianum”. Lokacioni i banesës është shumë i favorshëm pasi që ka qasje në dy rrugë kryesore dhe ka afër shumë shërbime të ndryshme si: dyqane, restaurante, markete dhe objektin komunal. Banesa është e gatshme për banim, ka gjithsej sipërfaqe prej 130.7m2, posedon ngrohje qëndrore me ngrohtoren e qytetit (Termokos) si dhe ka orientim Lindje.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 3 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom)
| 1 Ballkon
| 2 Banjo (njëra në Master Bedroom)
| 1 Depo