Shtëpi me 4 dhoma gjumi me qira në Çagllavicë - lagjja Qëndresa Home

2,200 € / Muaj Per Qira Çagllavicë-Qëndresa Home-

Shtëpia gjendet në lagjen Qendresa Home, një zonë që karakterizohet nga gjallëria, privatësia dhe niveli i lartë i sigurisë, ideale për jetë familjare. Shtëpia ka sipërfaqe totale prej 245 m2 dhe ofron organizim funksional e komod të hapësirave, si në brendësi ashtu edhe në pjesën e jashtme.Objekti është i ri, i papërdorur dhe plotësisht i gatshëm për banim. Orientimi jug–lindje mundëson ndriçim natyral të bollshëm gjatë gjithë ditës, duke krijuar ambient të ngrohtë dhe të këndshëm për jetesë. Ngrohja është e siguruar përmes pompës termike, e cila ofron efikasitet të lartë dhe kursim të energjisë elektrike. Shtëpia posedon sistem automatik të ujitjes së barit, fshesë qendrore, termostata të veçantë për secilën dhomë si dhe ndriçim smart, duke ofruar rehati dhe standard bashkëkohor të jetesës.

Shtëpia ka këtë renditje:
- Bodrumi:
| 1 Dhomë teknike
| 1 Utiliti

- Përdhesa:
| 1 Dhome ndenje
| 1 Kuzhine me tryezari
| 1 Dhomë gjumi (Master bedroom)
| 1 Banjo (në Master bedroom)
| 1 Tualet

- Kati i 1-rë:
| 3 Dhoma gjumi (1 master bedroom)
| 2 Banjo (1 në master bedroom)
| 1 Ballkon
| 1 Lavanderi

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available House New T5296

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
245 0 4 3

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Pompë termike
  • Paisje ekstra: Smart home,Air condition,Rezervuar uji
  • Orientimi: Lindje,Jug

Vendodhja e prones