Banesa gjendet në lagjen Marigona Hill, lagje kjo e njohur për standardet e larta të ndërtimit, mirëmbajtjen profesionale dhe qetësinë që ofron. Banesa ka sipërfaqe banimi 126.5m2 dhe një ballkon me sipërfaqe 42.74m2 sipërfaqe totale 169.24m2 sipas çertifikatës së pronës, dhe me keto hapesira kjo banesë ofron hapësirë të bollshme dhe komoditet maksimal. Orientimi në drejtim të Jug-Perëndimit siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe një pamje të hapur e të qetë drejt qytetit të Prishtinës, pa pengesa vizuale nga objektet përreth. Hapësirat e brendshme janë projektuar nga arkitektë profesionistë, duke u kujdesur që çdo detaj të jetë funksional dhe estetikisht harmonik. Banesa është ka sistem ngrohje me pompë termike, që garanton efikasitet energjetik dhe komfort të lartë gjatë gjithë vitit. Mobiljet janë përzgjedhur me kujdes, duke kombinuar dizajnin bashkëkohor me cilësi të lartë, çka e bën këtë banesë një pronë të gatshme për banim të menjëhershëm. Prona është e pajisur me fletë poseduese dhe mund të përdoret edhe për hipotekë, duke ofruar mundësi financimi përmes kredisë bankare.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhome ndenje
| 1 Kuzhinë
| 3 Dhoma gjumi (njëra masterbedroom)
| 2 Banjo (njëra në dhomë gjumi)
| 1 Tualet
| 1 Utilit
| 1 Terasë 42.74m2
| 1 Garazhë (e përfshirë në çmim)