Shtëpia gjendet në lagjen Qendresa, në një pjesë të qetë dhe mjaft të përshtatshme për jetesë. Lokacioni ofron qasje të lehtë si drejt qendrës së qytetit, ashtu edhe jashtë saj, si dhe lidhje të shpejtë me autostradën, duke mundësuar lëvizje të shpejtë në drejtime të ndryshme të qyteteve tjera. Shtëpia ka sipërfaqe prej 280m² të ndërtuar mbi 3,5 ari truall dhe është e re, e sapo ndërtuar dhe e gatshme për banim. Ka orientim nga lindja, gjë që i mundëson ndriçim natyral dhe ambient të ngrohtë gjatë ditës. Ngrohja është qendrore me sistem elektrik nën dysheme, duke siguruar komoditet dhe ngrohtësi gjatë ditëve të ftohta të dimrit.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Kati përdhese:
| 1 Dhome ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Banjo
| 1 Garazhë
- Kati i 1-rë:
| 4 Dhoma gjumi
| 2 Banjo
| 1 Terasë
| 1 Lavanderi