Shtëpia gjendet në Çagllavicë, në Lagjjen Qëndresa, mbrapa BAU Market, e cila gjendet në një zone të qetë dhe të përshtatshme për banim që e bën atë tërheqëse për familjet dhe individët që kërkojnë një ambient të rehatshëm. Sipërfaqja e përgjithshme e banimit është 446.54m2, e cila siguron hapësirë të mjaftueshme për jetesën e përditshme. Ky vendbanim ka gjithashtu një tokë prej 3.40 ari, e cila mundëson hapësirë shtesë për aktivitete të jashtme. Shtëpia disponon bunar me lidhje të dyanshme, ka sistemin e ngrohjes me rrymë dhe sistemin e ngrohjes me pelet. Ky sistem ofron një ngrohje të shpejtë dhe efikase dhe mundëson kontrollin e temperaturës në mënyrë të lehtë dhe të përshtatshme.
*Shtëpia është e pajisur me fletë poseduese, e që mund të përdoret si hipotekë ne rast të blerjes me kredi.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Kati përdhesë:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 WC
| 2 Depo
| 1 Terasë
| 1 Garazhë
- Kati i I-rë:
| 4 Dhoma gjumi (1 master bedroom)
| 2 Banjo (njëra në dhomë gjumi)
| 4 Ballkona
-Nënkulmi
| 1 Hapësirë
| 1 Kuzhinë
| 1 Banjo