Banesa ndodhet në lagjen Mati 1, konkretisht në rrugën “C”, në objektin e ndërtuar nga “Dino Company”, përballë restorantit “Del Posto”. Me një sipërfaqe prej 69.56 m² në fletën poseduese, kjo banesë ofron organizim funksional dhe hapësirë të bollshme për një dhomë gjumi. E mobiluar plotësisht me orendi moderne dhe të cilësisë së lartë si dhe banesa është e pajisur me teknologji Smart Home, duke ofruar komoditet dhe funksionalitet të avancuar. Ka orientim në jug, duke siguruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, si dhe sistem ngrohjeje qendrore me Termokos. Objekti ku ndodhet banesa përfshin marketin Spar, kafiteri, barnatore dhe shërbime të tjera të nevojshme për jetesë. Pozicioni strategjik ofron qasje të shpejtë në shumë drejtime të qytetit dhe afërsi me linjat e trafikut urban. *Banesa është e pajisur me fletë poseduse.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Banjo
| 1 Ballkon