Penthouse me 3 dhoma gjumi në shitje ne lagjen Mati – Arcadis 3

470,000 € Per Shitje Prishtina-Mati 1-

Ky penthouse gjendet në lagjen Mati 1, në objektin e ndërtuar nga "Arcadis 3", në një lokacion mjaft atraktiv që ofron qasje të shpejtë në rrugën B dhe poashtu qasje të lehtë në rrugën "Gazmend Zajmi". Ky lokacion ofron shërbimet e nevojshme për jetesë, të cilat gjenden shumë afër. Banesa ka gjithsej 378m² sipërfarqe, prej të cilave 150m² janë sipërfaqe banimi dhe 228m² terasë, e cila është gjysmë e gjelbëruar dhe ofron ndjesinë e një kopshti privat. Nga kjo hapësirë, vetëm 80m² janë të dokumentuara, ndërsa pjesa tjetër shfrytëzohet ekskluzivisht nga kjo njësi, pasi vetëm ajo ka qasje direkte në të. Banesa është e pajisur me ngrohje qendrore elektrike nën dysheme, ndërsa brenda saj janë bërë investime shtesë që rrisin cilësinë dhe komoditetin e banimit, si parketi i ri dhe dritaret tokë - tavan të cilat sigurojn ndriçim natyral. Orientimi jug-perëndim i banesës e bën atë të ndriçuar dhe të ngrohtë gjatë gjithë ditës. *Garazhat dhe depot janë të përfshira në çmim. Banesa ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenje | 3 Dhoma gjumi (1 master bedroom) | 2 Banjo (1 në master Bedroom) | 1 Lavanderi | 2 Garazha (të përfshira në çmim) | 2 Depo (të përfshira në çmim)

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Apartment Used T4793

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
230 150 3 2

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Rrymë
  • Orientimi: Jug,Perëndim
  • Garazh: 2.00

Vendodhja e prones