Banesa gjendet në lagjen Mati 1, më saktësisht në rrugën B, në kompleksin e ndërtuar nga kompania “Dervisholli & Partners”, kompleks ky i cili ka një pozitë mjaft të mirë pasi që ka qasje direkte në rrugën kryesore, ka distancë të mjaftueshme mes objekteve dhe ka pamje të mirë, ashensor funksional si dhe mirëmbajtje të hyrjës. Banesa është e gatshme për banim dhe ka një investim kualitativ si qeramika, dyshemeja dhe mobilimi, ka ngrohje qëndrore me ngrohtoren e qytetit (Termokos), orientim perëndim dhe ka sipërfaqe totale 87.37m2. *Banesa ka fletë poseduese dhe shitet e mobiluar si dhe në çmim përfshihen garazha me depo.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Ballkon
| 1 Banjo
| 1 Tualet
| 1 Garazhë me depo (të përfshira në çmim)