Banesa është pjesë e kompleksit rezidencial “Urtina”, ndërtuar nga kompania Global Master, e cila njihet për cilësi të lartë ndërtimi dhe infrastrukturë moderne që përmbush të gjitha standardet për një jetesë të rehatshme. E pozicionuar në një zonë të qetë dhe të gjelbëruar, banesa ofron qasje të drejtpërdrejtë në dy rrugë kryesore të qytetit – rrugën e njohur si Rruga e KFOR-it dhe magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, duke ofruar lehtësi në lëvizje dhe lidhje të shpejtë me pjesët tjera të qytetit.
Kompleksi banesor ofron kushte të avancuara për banim, si fasadë ventiluese që siguron izolim të shkëlqyer termik dhe akustik, dritare treshtresore nga firma e njohur Rehau, roleta elektrike për komoditet maksimal dhe sistem sigurie për objektin që garanton mbrojtje dhe qetësi për banorët
Banesa ka sipërfaqe totale prej 101m2 dhe orientim optimal Jug–Perëndim që mundëson ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. * Në çmim përfshihet edhe një vend garazhe për veturë, në katin -1 të objektit!
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 3 Dhoma gjumi,
| 1 Depo
| 1 Banjo
| 1 Tualet
| 1 Ballkon