Banesa gjendet në lagjen Arbëria-Dragodan, në kompleksin afarist-banesor të ndërtuar nga kompania e ndërtimit "Rubin Invest". Banesa gjendet afër fitnesit "Five Star", po ashtu ofron një akses të lehtë në dy rrugët "Vicianum" dhe “Ahmet Krasniqi”. Banesa është tërësisht e renovuar dhe gati për shfrytëzim, ofron një ambient të freskët dhe modern për banorët. Banesa ka sipërfaqe prej 155m2, është e pajisur me ngrohje qendrore me ngrohtoren e qytetit (Termokos), kjo siguron një temperaturë të rehatshme dhe të përshtatshme gjatë periudhës së ftohtë, duke e bërë ambientin të ngrohtë dhe të përshtatshëm për banorët. Gjithashtu orientimi i banesës në Jug - Perëndim, siguron ndriçim natyral të mirë gjatë ditës. *Banesa shitet e mobiluar si dhe një garazhë me depo përfshihen në çmim.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 3 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom)
| 2 Ballkona
| 2 Banjo (njëra në Master Bedroom)
| 1 Garazhë me depo (e përfshirë në çmim)